Universiteti i Gjilanit "Kadri Zeka" me fokus të veçant ndaj Luginës së Preshevës
Lokale

Universiteti i Gjilanit "Kadri Zeka" me fokus të veçant ndaj Luginës së Preshevës

06.Nov.2015 01:04
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu të enjten ka vizituar Universitetin e Gjilanit "Kadri Zeka" ku është mirëpritur nga rektori Bajram Kosumi.

Gjatë takimit është biseduar për gjendjen e rëndë të arsimit në Luginën e Preshevës ku është theksuar se edhe pse ekzistojnë institucionet arsimore në nivel parashkollor, fillor dhe të mesëm për shqiptarët janë të ngarkuar me shumë probleme dhe sfida diskriminuese rreth teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Por për arsimim universitar dhe post-universitar i drejtohen universiteteve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

"Rektori Kosumi theksoi Univeristeti i Gjilanit “Kadri Zeka” është institucion i standardeve evropiane dhe ka për fokus edhe gjendjen e arsimit të lartë në Luginën e Preshevës. Andaj, ne kemi të hapur dyert për gjithë studentët nga këto treva por, për më tepër edhe për personelin akademik", thuhet në kumtesën e KKSH-së, transmeton Titulli.com.

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” do të jetë më gjithëpërfshirës dhe njëkohësisht jo vetëm në programet akademike formale, por edhe në programet jo formale. Sipas Rektorit Kosumit jo vetëm që do ta rritë numrin e të regjistruarve në fakultetet përkatëse të këtij universiteti, por ofron edhe kurse të ndryshme.

Kryetari Musliu ka falenderuar për mirëkuptimin dhe bujarinë që po tregon ky universitet edhe përshkak fokusit të veçant për studentët dhe stafin akademik nga Lugina e Preshevës.

Vlen të theksohet se në fund të takimit në shenjë falenderimi për mirëkuptimin dhe mbështetjen, kryetari Musliu i ndau mirënjohje Rektorit, Bajram Kosumi, i cili gjithashtu u zotua për përkushtimin e tij në përmisimin dhe forcimin e mardhënieve me Luginën e Preshevës. /Titulli.com/

KBI: Jemi angazhuar që të kthehet vakëfi, avokati Ejup Kamberi po lëshon akuza të rënda
"Kultura në Preshevë është analoge me gjendjen e kulturës në përgjithësi" (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration